Kuvendi vazhdon memorandumin me Ambasadën e Britanisë për pozita të larta drejtuese

Kuvendi i Kosovës ka nënshkruar memorandum me Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë për pozitat e larta drejtuese.

Ambasadori i Britanisë, Nicholas Abott  tha se ne kënaqësi të veçantë po e nënshkruanë këtë marrëveshje.

“Nepotizmi dhe korrupsioni. Këto probleme nuk mund të zgjidhen nga jashtë por vetëm me vullnet politik. Kjo është parakusht për zhvillimin. Emërimet i takojnë institucioneve të Kosovës dhe të zgjedhurve të saj”, tha ai.

Ai tha se bashkëpunimi për rekrutime meritore ka dhënë rezultate të përziera.

“Kemi edhe përvojën e hidhur kur përkundër punës së panelit, vet Kuvendi ka emëruar individ duke mos i përmbushur kriteret. Në raste të tilla do të reagojmë sikurse kemi reaguar. Uroj që kësaj radhe të mos kemi raste të tillë. Dëshiroj të theksoj që korrupsioni nuk luftohet vetëm një ditë, por çdo ditë e për një kohë të gjatë”, ka shtuar Abott.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se memorandumi me ambasadën është vullnet i dyanshëm.

“Synojmë qe të rrisim transparencën, të rrisim meritokracinë në këtë provë.  Në këtë memorandum janë të përfshira fillimisht 10 institucione dhe e kemi mundësinë e hapur që të shtojmë edhe agjenci të tjera. Puna e kompanisë së përzgjedhur do të varet edhe nga gjendja pandemike në vend që nënkupton ndonjëherë edhe prezencën fizike e ndonjëherë edhe komunikimet në forma tjera”, tha ajo më tej.

Për disa vite radhazi britanikët kanë monituruar proceset e rekrutimeve të pozitave të larta nëpër institucionet publike.

BIRN ka qenë pjesë e monitorimeve në shumë institucione publike gjatë përzgjedhjes së kanditatëve në pozita të larta – LINK