Kuvendi të enjten mban seancën e radhës, në rend dite votimi i gjyqarëve të Kushtetueses

Deputetët e Kuvendit të Kosovë pritet të mblidhen të enjten më 5 maj për të trajtuar disa tema të cilat i bëri të ditura kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila.

Në këtë seancë përveç pikave të zakonshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, në rend dite është edhe shqyrtimi i disa projektligjeve.

Gjithashtu në këtë seancë deputetët do të votojnë për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe do të themelojnë një komision ad-hock për përzgjedhjen e një anëtari të komunitetit shqiptar për bordin e RTK-së.

“Shqyrtimin e dytë të projektligjit për mbrojtjen e konkurrencës, shqyrtimin e parë të projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit që përcaktojnë beneficionet dhe shumën e pagës minimale, shqyrtimin e parë të projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2022. Emërimin e komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, formimin e komisionit ad-hock për përzgjedhjen e një anëtari të komunitetit shqiptar për bordin e RTK-së si dhe debatin parlamentar për punën e Qeverisë së Kosovës për mandatin e saj të parë”, ka bërë të ditur Kusari Lila.

Poentimi jotransparent në konkursin për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese