Kuvendi të enjten mban seancë për shënimin e përvjetorit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

Kuvendi i Kosovës të enjten (24 mars) do të zhvillojë seancë lidhur më përvjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe në vitin 1999.

Përveç kësaj, Kuvendi me fillim në ora 13:00 do të mbajë seancë të rregullt plenare.

Në ketë seancë përveç pikave të tjera, në rend dite do të jetë edhe debati parlamentar për politikën e jashtme të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka ftuar debat parlamentar në lidhje me zhvillimet në politikën e jashtme.