Kuvendi sot shqyrton disa ligje e raporte vjetore
30.11.2020 - 07:28
Sot mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Rendi i ditës
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-005 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.03/L-221, me Ligjin nr.04/L-116, me Ligjin nr.04/L-194, me Ligjin 05/L-063 dhe me Ligjin 05/L-007,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-043 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë,
- Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020-2024,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, për vitin 2019,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë, për vitin 2019,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2019,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2019,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2019,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2019,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019,
- Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT,
- Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit.
Vendi: Salla e seancave plenare Koha: 10:00