Kuvendi sot mblidhet për 16 votimet e mbetura shkaku i mungesës së kuorumit dhe Bordin e KOSTT-it

Kuvendi i Kosovës pritet që sot nga ora 10 të fillojë seancën e radhës në të cilën në rend dite do të jenë 16 pika nga seancat e kaluara.

Në këtë seancë përpos ligjeve janë edhe 6 propozim-rezoluta që pritet të miratohen pas raportimeve të kryeministrit Avdullah Hoti.

Ndërsa seanca e dytë pritet të fillojë nga ora 11-të, ndër të tjera në këtë seancë pritet të bëhet zgjedhja e drejtorëve të Bordit të NP KOSTT-it nga radhët e komuniteteve jo shumicë dhe kuotës gjinore.

Edhe këto seanca mediat nuk do të kenë qasje në hapësirat e Kuvendit për shkak të masave COVID-19.

Pikat janë si në vijim:

  1. Pika e papërfunduara nga seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25, 28 shtator, 8 dhe 16 tetor 2020:
  2. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së,
  3. Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,
  4. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,
  5. Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”.
  6. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 8, 12 dhe 16 tetor 2020:
  7. Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
  8. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së

Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16 dhe 21 tetor 2020:

  1. Votimi i Projektligjit nr. 07/L-025 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit,
  2. Votimi i Projektligjit nr. 07/L-035 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
  3. Votimi i Projektligjit nr. 07/L-036 për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
  4. Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-013 për Peticione,
  5. Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-037 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
  6. Votimi në parim i Projekt Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 07/L-019.
  7. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 21 tetor 2020:
  8. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me pezullimin njëvjeçar i aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare,
  9. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me përfshirjen e Republikës së Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik”,
  10. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e Kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

 

 Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Zgjedhja e drejtorëve të Bordit të NP KOSTT-it nga radhët e komuniteteve jo shumicë dhe kuotës gjinore,
5. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-021 për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës,
7. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020-2024,
8. Debat parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës,
9. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës për miratimin e buxhetit të këtij Komisioni Hetimor,
10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për vitin 2019,
11. Debat parlamentar në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që të mbaj të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidare në Kosovë, që ende konsiderohen të zhdukur,
12. Debat parlamentar në lidhje me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.