Kuvendi s'mblidhet këtë javë, opozita të brengosur me buxhetin e vitit 2022

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, janë pajtuar që brenda kësaj jave, të mos ketë një seancë plenare. Kështu ka njoftuar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Saranda Bogujevci nënkryetare e nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo tha se Kryesia u pajtua që në mblidhen e javës se ardhshme të caktohet mbledhja e radhës së legjislativit.

“Kjo vjen si rezultat i takimeve punuese që janë për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit gjatë kësaj jave dhe kemi një numër të madh të deputetëve që janë të angazhuar”, tha Bogujevci, duke shtuar për këtë kishte dakordim të të gjithëve në Kryesinë e Kuvendit.

Edhe Abelard Tahiri, anëtarë i Kryesisë së Kuvendit nga Partia Demokratikë e Kosovës, tha se Kuvendi gjatë kësaj jave ka angazhime të rëndësishme që lidhen me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, andaj edhe nuk do ketë seancë plenare parlamentare.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Tahriri ka folur edhe për vizitën e ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj në ShBA, i cili ka ofruar gatishmërinë e Kosovës për krijimin e një baze të përhershme të ShBA-ve në Kosove. Tahiri tha se prezenca e ushtrisë së ShBA-ve dhe NATO-s në Kosovë është jashtëzakonisht e rëndësishme.

“Prezenca ushtarake e SHBA nuk mungon. Kemi një bazë siç është Bondsteel dhe para se me shku me fol për bazën ushtarake, mirë është me trajtu çështjen e gazit. Mos me refuzu një projekt të tillë”, tha Tahiri.

Edhe për Besnik Tahirin anëtarë i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, marrëdhëniet me ShBA-në janë jetike dhe të ndërtuara tash e sa vite.

Ai e ka quajtur të dështuar mbledhjen e sotme të Kryesisë duke fajësuar nënkryetarët e disa subjekteve politike.

Gjithsesi, ai tha se për subjektin që përfaqëson, janë me rëndësi të ngritën debate në Kuvend për temat si ngritja e çmimeve apo projektin e gazit.

Besnik Tahiri, ka ngritur në këtë konferencë si çështje edhe miratimin e buxhetit për vitin 2022 nga Qeveria e Kosovës, duke e konsideruar brengosës.

“Për neve është brengosës që në buxhet nuk shohim mesazhe të zhvillimit ekonomik. Ligji i Pagave, që është ligji kryesor, nuk është buxhetu e kjo do të thotë se ai nuk vjen në vitin 2022”, ka thënë Tahiri.