Seanca e Kuvendit të Kosovës, 4 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Kuvendi s’ka kuorum për ndryshim-plotësimin e vendimit për komisionet parlamentare

Kuvendi i Kosovës i ka filluar punimet me vetëm 41 deputetë të pranishëm në sallë.

Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci tha se pika e paraparë për diskutim, ajo e propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare, zhvendoset pas pikës për interpelancën e ministrit të Financave Hekuran Murati, pasi sipas saj nuk ka kuorum për t’u votuar.

“Nuk ka kuorum për t’u votuar pasi kërkohet 2/3 e deputetëve. Kjo pikë zhvendoset pas interpelancës”, tha Bogujevci.

Kuvendi i Kosovës po mban Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.

Interpelanca mund të zgjasë deri në 3 orë.