Kuvendi shqyrton të premten në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin

Kryesia e Kuvendit ka mbajtur mbledhje për të shqyrtuar kërkesën e 46 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

Konform kërkesës, Kryesia vendosi që seanca të mbahet të premten, më 17 dhjetor, në ora 11:00, për të bërë shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Paraprakisht, në ora 10:00, Kuvendit do t’i adresohet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Në të njëjtën ditë do të shqyrtohen edhe pikat e mbetura nga seanca e kaluar.