Kuvendi shkarkon Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit

Me 65 vota për, dy kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka shkarkuar Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, në Kuvend pati shumë përplasje dhe akuza mes deputetëve.

Kryeministri Albin Kurt tha se AKP shuhet e fondi sovran ngritët. Për këtë Kurti tha se kanë votuar qytetarët dhe gjithçka është paralajmëruar më herët.

Ndërsa, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se në çështjen e AKP-së, ka vend e punë prokuroria dhe jo të qeveria për ta shuar atë.

Përplasje në Kuvend, pozita e opozita me qasje kundërthënëse për AKP-në