Kuvendi sërish në tension, LVV proteston kundër Driton Selmanajt

Sapo nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci mori fjalën për tu bërë thirrje deputetëve që të vijnë në sallë, në transmetimin e Kuvendit janë dëgjuar bërtimat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje “jashtë, jashtë”.

Grupi Parlamentar i LVV-së po kundërshton  pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanajt në sallën plenare të Kuvendit.

Seanca paraprake e Kuvendit është ndërprerë, ndërkaq në ora 14:00 është thirrur seanca tjetër e rregullt, e cila nuk ka nisur ende.

Nagavci kërkoi 15 minuta pauzë që të ketë konsultime mes grupeve parlamentare për mbarëvajtjen e seancës.

Ky reagim i LVV-së vjen pasi që ata pretendojnë se Selmanaj e ka fyer deputeten Saranda Bogujevci dhe të gjitha familjet e të pagjeturve me deklaratat e tij në Kuvend dhe në studiot televizive.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu i ka kërkuar kryeministrit Avdullah Hoti që të marrë pjesë në interpelancën për Ujmanin, por aty të mos jetë zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Kurse, Arben Gashi kryetar i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj ndërprerjes së punimeve të Kuvenditnga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje me të hyrë në sallë zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj.

Deputetët e LVV-së, protestojnë për largimin Driton Selmanajt nga Kuvendi – VIDEO