Seanca e Kuvendit të Kosovës, 4 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Kuvendi s’e miraton raportin vjetor të përformancës së ZKA-së për vitin 2020

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar raportin vjetor të përformancës të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për vitin 2020.

Për këtë pikë të rendit të ditës për votuan 11 deputetë, kurse 59 votuan kundër.

Kundër kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa raporti u përkrah nga disa prej deputetëve të PDK-së dhe LDK-së që ishin në sallë.