Pamje nga një seancë e Kuvendit të Shqipërisë - Foto: REL/Reuters

Kuvendi rrëzon rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë, Berisha filmon deputetët

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e deputetit Tritan Shehu për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Serbrenicë në Bosnjë-Hercegovinë.

Ndërkohë gjatë kohës së votimit, Sali Berisha filmoi deputetët që votuan kundër.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet.

Ai hodhi akuza ndaj Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç duke e quajtur një “Putin të vogël” që është i gatshëm për gjenocide.

Ndërsa, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se kur Sali Berisha ishte president, ka lejuar furnizimin me naftë të ushtrisë jugosllave gjatë masakrës në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës./ Euronews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)