Kuvendi pritet t’i kthehet punës në 12 t’natës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës se edhe për 2 orë nuk mund t’i kthehen punës, pasi që Komisioni për Buxhet është duke punuar ende.

“Komisioni për Buxhet nuk e ka përfunduar akoma punën e vet dhe rekomandimin që duhet për të filluar seanca, do të njoftoheni për orën e saktë se kur fillon seanca. Kemi një vonesë përafërsisht për 1 ose 2 orë, por më saktë do ta marrim informatën kur të vjen rekomandimi i Komisionit për Buxhet”, tha Osmani nga ulësja e saj.

Kuvendi i Kosovës më herët miratoi në lexim të parë projektbuxhetin e vitit 2020.

Pas kësaj, deputetët kanë shkuar në Komisionet parlamentare për të punuar me amendamentet e propozuara gjatë diskutimeve.

Deputetët do të provojnë ta amandamentojnë projektbuxhetin 745 faqesh për 30 minuta