Kuvendi pritet të votojë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, ku përfshihet 10 përqindëshi i Trustit

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19, do të hidhet sërish në votim në parim, në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës.

Ky projektligj nuk kishte arritur të kalonte në njërën prej seancave të Kuvendit gjatë sesionit pranveror të punës, për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë projektligj parashihet edhe ndryshimi ligjor që do të mundësonte tërheqjen prej 10 për qind në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trust, nga ana e qytetarëve.

Mundësia për këtë ndryshim ligjor është bërë për shkak të pasojave ekonomike nga situata me pandeminë COVID-19.

Kuvendi mban nesër dy seanca.