Kuvendi pritet të votoj rishikimin e buxhetit për vitin 2021

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme, pritet të votoj rishikimin e buxhetit për vitin 2021. Në seancën plenare do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021, për të cilin disa nga partitë opozitare, pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë, kanë paralajmëruar mos mbështetjen e tij.

Më vonë gjatë ditës, Kuvendi pritet të vazhdojnë punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Ndryshe Kryesia ka vendosur që për seancën e ardhshme parlamentare që do mbahet të hënën, më 2 gusht, të diskutoj rreth punës 100 ditëshe të qeverisë.