Foto: Atdhe Mulla

Kuvendi pret dekretimin e 12 deputetëve nga Presidenti

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas mbledhjes së Kryesisë, tha se sot deri në ora 11 nuk e kanë marrë njoftim për dekretimin e 12 deputetëve të rinj nga Presidenti Hashim Thaçi.

Osmani se tha se Kuvendi aktualisht ka mbetur me minus 12 deputetë.

“Ne i kemi bërë thirrje presidentit që sa më shpejt të dekretojë këta emra sepse jemi minus 12 deputetë në seancë. Kurse, KQZ-ja i ka përfunduar procedurat e veta në mënyrë tejet ekspeditive dhe që nga data 7 shkurt në mos gaboj, kërkesa është në tavolinën e presidentit që të dekretojë emrat e deputetëve të rinj. Ata kanë çdo të drejtë që të marrin pjesë në seanca por fatkeqësisht nuk po mund ta realizojnë këtë të drejtë për shkak të mungesës së këtij nënshkrimi”, tha ajo.

“Ne shpresojmë se tani që presidenti është kthyer në vend që kjo të bëhet sot gjatë ditës”, shtoi Osmani.

Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, do të zënë ulëset e kolegëve të tyre që u bënë ministra në Qeverinë e re te vendit.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 18 février 2020