Seanca e Kuvendit më 11 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Kuvendi përfundon sesionin vjeshtor të punimeve

Kuvendi i Kosovës sot ka mbyllur punimet për sesionin vjeshtor, sesion të cilin e kishte filluar më 20 shtator.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas seancës së sotme ka mbyllur punimet e sesionit vjeshtor të Kuvendit.

“Me këtë moment themi se i kemi përfundu punimet sa i përket sesionit vjeshtor. Sa i përket vazhdimit të seancave në sesionin pranveror do të ju njoftojmë me kohë pas një mbledhje të kryesisë, e cila do të mbahet paraprakisht”, ka thënë Konjufca.

Ai më ketë rast i’u urojë festën e Vitit të Ri deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës.

Gjatë kësaj seance Kuvendi ka miratuar vendimin e qeverisë për ‘masat e emergjencës për furnizimin e energjisë’.

Për këtë vendim, Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së djeshme kishte pasur debat disa orësh, por nuk ka arritur të kalojë shkaku i kuorumit. Me 57 vota për, asnjë kundër dhe 17 abstenime Kuvendi sot e ka miratuar këtë vendim.

Kuvendi i Kosovës sot, në mungesë kuorumi nuk ka arritur të votojë disa marrëvshje ndërkombetare.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se kanë votuar vetëm 56 deputetë dhe Kuvendi sipas tij nuk ka kuorum për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Në rend të ditës ishin 5 marrëveshje ndërkombëtare të cilat nuk u trajtuan, pasi sipas Konjufcës votat mund të ishin të njëjta.

Po ashtu gjatë seancës së sotme Kuvendi i Kosovës është ka shtyr zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për arsye të kundështimit të Listës Serbe.

“Lista Serbe ka dilema dhe ne kërkojmë nga zyra ligjore e Kuvendit të Kosovës që të mblidhet edhe njëherë që të kthehen dhe të lexojë ligjin me vëmendje’’, ka thënë Konjufca

Pas një pauze u vendos që kjo pikë të shtyhet deri në përgjigjen nga ana e zyrës ligjore.

Ndërsa në fund të kësaj seance pas tre raundeve të votimit për dy kandidatë për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi nuk arriti përzgjedhjen e tyre.

Kandidatët e propozuar nuk arriten të merrnin 2/3 e votave të deputetëve. Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca konstatoj që konkursi për këto dy pozita do të përseritet.

Kuvendi sot mbanë seancë e parë të sesionit vjeshtor