Kuvendi i Kosovës/ Foto: KALLXO.com

Kuvendi pa seancë këtë javë, dy delegacione të deputetëve udhëtuan jashtë vendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që këtë javë të mos mbahet seancë plenare.

Kjo për shkak se dy delegacione të deputetëve të Kosovës do të udhëtojnë jashtë vendit.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka tha se njëri delegacion ka udhëtuar për në Tajvan, ndërsa tjetri pritet të udhëtojnë për në Strasburg.

“U konfirmuar që në ketë javë nuk do të ketë seanca. Dy delegacione janë në udhëtime. Njëri delegacion ka udhëtuar tashmë për në Tajvan në forumin për demokraci. Dhe tjetri ka të bëjë me komisionin parlamentar për stabilizim asociim, ku takohen bashkë me komisionin nga Parlamenti Evropian takohen në Strasburg, si takim i rregulltë, i katërti në këtë legjislaturë” – tha Kusari – Lila.

Ajo tutje njoftoi se seancat e radhës pritet të mbahen javën e ardhshme.

“Seancat e radhës do të jenë javën e ardhshme. Për konfirmim të agjendës, kryesia do të mblidhet prapë të hënën e ardhshme në mënyrë që të caktojë edhe pika tjera” – tha ajo.

Ndërsa lidhur me takimin që pritet të mbahet në Ohër më 18 mars mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtueshmërisë rreth planit evropian, Kusari – Lila tha pala se kosovare ka prezantuar gatishmërinë për tu dakorduar për një plan që rrjedh nga propozimi evropian.