Kuvendi pa kuorum, shtyhet përsëri rezoluta e PDK-së për mosshtrenjtimin e rrymës

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës ka shtyrë përsëri për një seancë tjetër votimin e rezolutës së Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me shtrenjtimin energjisë elektrike.

“Vetëm 30 deputetë kanë marrë pjesë në votim, pra nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të marrë një vendim. Kjo pikë shtyhet për një seancë të radhës”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Draft-rezoluta e propozuar nga PDK përmban këto pika:

  • Të shtyhet implementimi i tarifave të reja drejtë muajve të ngrohtë në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi zëvendësimi me burime alternative të ngrohjes.
  • Çdo propozim eventual për rritje të tarifave të shoqërohet me normë të reduktuar të TVSH-asë në zero.
  • Të ndiqen modele të shteteve evropiane që kanë praktikuar një model të tillë.
  • Të ofrohet sa më parë alternativa afatgjate e furnizimit me energji të qëndrueshme dhe të përballueshme në këtë drejtim të ndërpriten vonesat e paarsyeshme dhe të dëmshme të Qeverisë në lidhje me gazifikimin e Kosovës një projekt që shtetet e rajoni e kanë nisur tashmë.
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës e obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës që brenda afatit kohor prej 15 ditësh të sjell dhe të prezantoj në Kuvend një raport me shkrim për moszbatimin e pikës 5 të vendimit nr.08R/01 të Kuvendit të datës 06/05/2021 për mossigurimin në procesin e  futjes në sistem të faturave sipas ligjit në fuqi të konsumatorëve në komunat përkatëse në veri të Republikës së Kosovës.

Kuvendi pa kuorum, shtyhet për të mërkurën votimi i rezolutës së PDK-së që parandalon shtrenjtimin e rrymës