Kuvendi i Kosovës, 12 prill 2022/ Foto: KALLXO.com

Kuvendi pa kuorum, sërish dështon miratimi i Projektligjit për deklarimin e pasurisë

Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur ta kalojë Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave pasi që vetëm 52 deputetë të Kuvendit kanë marrë pjesë në votim.

Në mungesë të kuorumit, ky projektligj kishte dështuar të miratohet në lexim të dytë edhe në seancën e kaluar të Kuvendit, me 1 korrik 2022.

Diskutimet për ketë projektligj kanë përfunduar në seancën e kaluar.

Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e sistemit të deklarimit të pasurisë, duke përfshirë mënyrat dhe procedurat e deklarimit të pasurisë dhe të dhuratave, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së deklaruar dhe të dhuratave, si dhe subjektet deklaruese me qëllim të parandalimit të korrupsionit, konfliktit të interesit dhe fuqizimin e integritetit të institucioneve publike, përfshirë edhe sanksionimin.

Kuvendi sot nuk ka pasur kuorum për të miratuar Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021. Në votimin e këtij raporti morën pjesë vetëm 55 deputetë.

Mungesa e kuorumit, dështon votimi i Projektligjit për deklarimin e pasurisë