Kuvendi pa kuorum për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike nuk ka arritur të kalojë as në seancën e së hënës në Kuvendin e Kosovës.

Ky projektligj, për tri herë radhazi kishte dështuar të kalojë në Kuvend

“Vetëm 48 deputetë kanë marrë pjesë në votim, rrjedhimisht nuk ka kuorum të mjaftueshëm”, tha kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Në këtë projektligj parashihet edhe ndryshimi ligjor që do të mundësonte tërheqjen prej 10 për qind të mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trust, nga ana e qytetarëve.