Kuvendi obligon KOSTT-in, të paguajë energjinë elektrike në veri

Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstentim, Kuvendi i Kosovës miratoi rekomandimin e Komisionit për Ekonomi, që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës për 6 muajt e ardhshëm.

Pas miratimit të kësaj pike, Kuvendi i Kosovës mbylli punimet.

Më 28 prill në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi është miratuar ky propozim që ishte iniciuar nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila.

Propozimi i saj, i cili është përbërë nga 5 pika, e ka liruar Qeverinë e Kosovës nga përgjegjësia për pagesën e 11 milionë eurove të kërkuara nga KOSTT.

Komisioni për Ekonomi voton që KOSTT të mbulojë për 6 muajt e ardhshëm shpenzimet e energjisë elektrike në veri

.