Saranda Bogujevci

Kuvendi nuk kishte kuorum për rezolutën e Saranda Bogujevcit

Kuvendi i Kosovës nuk kishte kuorum për të votuar Propozim-rezolutën nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Saranda Bogujevci, ka lexuar dy pikat e rezolutës.

  1. Kuvendi i Republikës së Kosovës thekson se çështja e të pagjeturve nuk mund të ndërlidhet, kushtëzohet apo të ndërvaret nga asnjë çështje tjetër. Qeveria e Kosovës duhet të insistoj në adresimin çështjes së të pagjeturve në harmoni të plotë me standardet dhe mekanizmat ndërkombëtar.
  2. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës të mos pranoj të bisedoj me cilindo zyrtar nga Serbia pa ofrimin e menjëhershëm të informacioneve për vendohen e gjithë personave që nuk janë gjetur gjatë luftës së fundit.

Gjatë seancës së kaluar të kuvendit kishte përplasje në këtë pikë.

Përplasje në Kuvend