Kuvendi nuk ka kuorum t’i miratojë tri marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që t’i miratojë tri marrëveshje ndërkombëtare për shkak të mungesës së kuorumit.

Këto marrëveshje kanë të bëjnë me Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit,

Gjithashtu, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Projektligji për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.

Kuvendi nuk ka mundur të hedhë në votim në parim as Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, për shkak të mungesës së deputetëve të Listës Serbe.

Gjithashtu për shkak të mungesës së kuorumit nuk është votuar në parim as Projekt Kodi Civil të Republikës së Kosovës.