Kuvendi nuk ka kuorum për votimin e projektligjeve

Kuvendi i Kosovës nuk kishte kuorum që të votojë projektligjet që janë në rend dite.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, kërkoi nga deputetët që të votojnë 16 amendamentet e Projektligjit për provimin e jurisprudencës.

“53 deputetë kanë votu. Për me saktësuar kemi mbetur pa kuorum te votimi i amendamenteve dhe projektligjin ende nuk e kemi hedh në votim”, tha Konjufca.

Blerta Deliu- Kodra në emër të grupit punues, të Komisionit për Legjislacion tha se komisioni ka vlerësuar se është e nevojshme të bëhen disa amendamente-.

Sipas saj, Komisioni i ka miratuar amendamentet për provimin e jurisprudencës.

Për votimin e kësaj pike, Konjufca tha se nuk ka kuorum për shkak se një pjesë e deputetëve nuk po votojnë.

Pas kësaj pike, është vazhduar me shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Konjufca tha se nuk ka kushte që Kuvendi t`i vazhdojë punimet pasi janë të pranishëm vetëm 59 deputetë.

Kuvendi ka dal në pauzë deri në ora 14:00, ndërsa në rend dite janë edhe disa pika:

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
    7.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
    8.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
    9. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
    10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.