Kuvendi nuk ka kuorum për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare

Vetëm 65 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani tha se nuk ka kuorum për vendimmarrje.

Kuorum nuk kishte as për Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, pasi vetëm 67 deputetë kanë marrë pjesë në votim.

67 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan. As kjo pikë nuk kishte kuorum për t’u votuar.

Pa kuorum nga komunitetet jo shumicë ishte edhe votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë. Kjo pikë nuk është hedhur fare në votim.

Me 41 vota për dhe 1 abstenim nuk kishte kuorum as votimi në parim i Projekt Kodit Civil të Republikës së Kosovës.

Në këtë seancë ka kaluar vetëm Projektligji për peticione i cili ka marr 63 vota për.Në këtë seancë nuk kanë kaluar shkaku i kuorumit as Propozim-rezoluta nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me pezullimin njëvjeçar i aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare,

Nuk ka kaluar shkaku i kuorumit Propozim-rezoluta nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me përfshirjen e Republikës së Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik”.

Gjithashtu nuk kishte kuorum as për votimin e Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin të Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e Kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kuvendi nis me rreth një orë vonesë, prapë pa kuorum për votim të ligjeve e rezolutave