Mimoza Kusari - Lila- Alternativa

Kuvendi nuk ka kuorum për të votuar rezolutën e Mimoza Kusari-Lilës për hidrocentralet

Rezoluta e propozuar nga deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, nuk ka arritur të hidhet në votim për shkak të mungesës së kuorumit pasi vetëm 60 deputet ëishin në sallë.

Kusari-Lila, e cila ka e nënshkruar thirrjen e interpelancës bashkë me nëntë deputetë të tjerë, në lidhje me dhënien e licencave afatgjate (40 vjet) për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “KELKOS ENERGY” për HC “Deçani” dhe HC “Belaja”, tha se para këtij Kuvendi sot është në rrugën e drejtë.

Ajo ka propozuar edhe rezolutën.

“Anulimi i menjëhershëm i vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të datës 12.11.2020 me të cilin i jepen licenca afatgjate për 40 vjet për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes ‘KELKOS ENERGY’ sh.p.k për HC ‘Deçani’ dhe HC ‘Belaja’. Po ashtu anulimin e vendimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për dhënien e lejeve mjedisore dhe lejeve ujore për këtë kompani që kanë shërbyer si bazë justifikuese për këtë vendim të dëmshëm të ZRRE e cila dëmton ambientin dhe burimet e zonës”, tha Kusari-Lila.

Kusari-Lila tha se është bërë një padi dhe Gjykata e Prishtinës ka marrë vendim që të ndalen punimet, që të pezullohet vendimi i Ministrisë dhe ZRrE-së.

Ajo tha se do të vazhdojnë edhe me Gjykatën Kushtetuese.

“Ju ftoj gjithë që të bëheni pjesë e iniciativës së gjelbër. Kjo temë duhet të shkojë përtej politikave”, tha Kusari-Lila.