Kuvendi nuk ka kuorum për të vazhduar shqyrtimin e tërheqjes së Trustit

Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum pëër të vazhduar pikën e tetët të rendit të ditës që kishte të bënte me shqyrtimin e tërheqjes nga Trusti.

Krye parlamentari Glauk Konjufca ka thënë se seanca do të nisë të vazhdoj nesër në orën 10:00.

“Nëse nuk kalon as ligji tjetër, a e ndërprejmë seancën krejt se nuk ka kuptim kështu” ka thënë Konjufca.

Në mungesës së kuorumit sot nuk u shqyrtua asnjë pikë e rendit të ditës, me përjashtim të asaj për akcizën në produktet e duhanit.

Kuvendi pa kuorum për ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës