Kuvendi i Kosovës - Arkiv

Kuvendi nuk e voton propozimin e LDK-së që kërkonte zbatimin e marrëveshjës së Uashingtonit

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit.

Driton Selmanaj, deputet i LDK-së, e ka lexuar rezolutën dhe ka bërë thirrje të miratohet.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës fton qeverinë për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Uashingtonit të datës 4 shtator 2020 dhe të përgatit plan veprimi i cili duhet të dërgohet për informim në Kuvend”, tha Selmanaj.

Me 24 vota për dhe 57 abstenime nuk ka kaluar rezoluta e propozuar nga grupi parlamentar i LDK-së për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit.

Kuvendi e ka miratuar edhe Raportin vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2020.