Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

Kuvendi nuk e miraton rezolutën për parimin e reciprocitetit ndaj Serbisë

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Kjo pasi që për këtë rezolutë 31 vota ishin për, 34 vota kundër dhe 1 abstenim.

“Nuk kalon rezoluta e propozuar nga deputeti Liburn Aliu mbështetur edhe nga gjashtë deputetë të tjerë”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Paraprakisht, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Alium si inicues i kërkesës për interpelancë për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë prezantoi rezolutën dypikëshe, duke kërkuar nga deputetët që ta votojnë atë.

“1. Qeveria e Repulikës së Kosovës të zbatojë parimet e recirocitetit me Serbine në të gjitha fushat 2. Masa e reciprocitetit në fushën e marrëdhënieve tregtare të rivendosen brenda 5 ditësh nga miratimi i kësaj rezolute”, tha Aliu.