Foto: KALLXO.com

Kuvendi nis debatin për pensionistët kontributdhënës

Kuvendi i Kosovës ka nisur debatin parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu e cila e ka iniciuar debatin, tha se pret nga të gjitha grupet ta bëjnë një zgjidhje për një rezolutë të përbashkët.

“Pa dasht me bo politikë, jam me zgjedh këtë problem. Kontriboni që në fund të dalim me rezolutë të përbashkët dhe që i bëjmë zgjidhje kësaj resolute”, tha ajo.

Haxhiu tha se pensionistet kontributdhënës vazhdojnë të kërkojnë nga autoritetet vendore e ndërkombëtare kthimin e fondit pensional të Kosovës i cili më shumë se 20 vite në mënyrë jo ligjore mbahet në Serbi.

“Periudhën para vitit 99 e shohin diskriminuese periudhën 15 vjeçare të stazhit për ta. Ka shumë kontributdhënës që nuk mund ta plotësojnë periudhën 15 vjeçare. Ka shumë prej tyre që ka 14 vite e 9 muaj  ose 11 muaj dhe për disa javë nuk e plotësojnë këtë kriter. Ai nuk gëzon pensionin e ti dhe merr pension sikur dikush që fare nuk ka punu dhe që është pensioni i moshës”, tha ajo duke shtuar se 26 gjenerata nuk e njohin këtë të drejtë.

Haxhiu gjithashtu në këtë fjalim e shfrytëzoi rastin të shpeh ngushëllime për humbjen e jetës së dy mjekëve, Ali Tolaj dhe Sylejman Rexhepi.

“Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, tha ajo.