Kuvendi nesër vazhdon me seancë plenare

Kuvendi i Kosovës nesër pritet të vazhdojë me seancën plenare, ku në rend dite është edhe votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. Ky proces i votimit të këtij projektligji nuk u arrit në seancën e kaluar pasi nuk pati numër të mjaftueshëm të deputetëve.

Rendi i ditës:

  1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së,
  2. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës,
  3. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës,
  4. Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
  5. Zgjedhja e shtatë (7) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  6. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  7. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij Komisioni,
  8. Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.