Kuvendi nesër mban debat për situatën me pandeminë

Kuvendi i Kosovës të martën do të mbajë seancë plenare.

Kjo seancë do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, e që është debat parlamentar në lidhje me gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës nga ana Qeverisë.

Seanca është thirrur për në orën 13:00.

Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare në Kosovë me COVID-19, janë infektuar 29 mijë e 805 persona, janë shëruar 17 mijë e 541 dhe kanë vdekur 833 pacientë.