Kuvendi në pauzë deri në orën 15:00

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Agon Batusha, ka kërkuar që pika e 5-të e rendit të ditës zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave të shtyhet për seancën e radhës.

Batusha tha se dyshojnë që njëri nga kandidatët nuk e plotëson përvojën e punës.

“Kërkojmë të rikthehet në komisionin ad hoc dhe të verifikohet”, tha ai.

“Të evitohet një veprim i kundërligjshëm që mund ta bëjë Kuvendi”, tha Batusha.

Grupet Parlamentare nuk e mbështetën mocionin e LVV-së duke thënë se komisioni e ka kryer punën.

“Ne kemi 4 kandidat për 2 pozita, plotësohen kushtet dhe nuk e konsideroj të arsyshme të tërhiqemi edhe një herë sepse këto çështje janë shqyrtuar dhe ska bazë juridike me tërheq”, tha Arben Gashi nga LDK.

Edhe Abelard Tahiri, tha se PDK kërkon që të procedohet tutje me votimin e kandidatëve.

“PDK kërkon të procedohet tutje me votimin e këtyre kandidatëve. Nëse është ashtu kemi të bëjmë me vepër penale. Nëse ka vepër penale kjo duhet të shkoj deri në fund. Por ne sot duhet të vazhdojmë me procedimin e këtyre kandidatëve”, tha ai.

Kuvendi morri pauzë deri në orën 15:00 pasi kishte edhe mungesë të kuorumit për tu votuar ky propozim i mocionit.