Kuvendi nderon me një minutë heshtje veprimtarin Shaban Manaj në 20 vjetorin e vrasjes

Kuvendi i Kosovës e ka nderuar me një minutë heshtje veprimtarin e LDK-së, Shaban Manaj, në 20 vjetorin e vrasjes së tij.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se për shkak të pandemisë nuk kanë mundur të organizojnë ceremoni për ta përkujtuar atë siç e meriton.

“Në nderim të tij i lus deputetët e Kuvendit të Kosovës që me një minutë heshtje të nderojnë jetën dhe veprën e z. Shaban Manaj”, tha ajo.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përkujtuar veprimtarin e kësaj partie dhe avokatin Shaban Manaj, në 20 vjetorin e vrasjes së tij.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se vrasja e Manaj ishte një vrasje tinëzare dhe me motive politike.

Isa Mustafa kujton veprimtarin e vrarë të LDK-së, e quan vrasje “me motive politike”