Kuvendi miraton rezolutën lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri

Me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar rezolutën e propozuar nga debati parlamentar lidhur me pa barazinë gjinore të grave në shoqëri.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti e kishte prezantuar këtë rezolutë më 7 mars 2022 përmes të cilës kishte  kërkuar që brenda Muzeut Kombëtar të Kosovës të mundësohet krijimi i hapësirave që njohin kontributin e grave në luftë dhe gjatë rezistencës.

Deputetja Kurti kishte theksuar se ka shumë gra që kanë dhënë dhe rrezikuar jetën e tyre si guerile apo civile, andaj është obligim që të muzealizohet puna dhe kontributi i tyre.

Rezoluta e miratuar përmban vetëm një pikë:

  1. Muzeu i Kosovës të mundësoj krijimin e një pavijoni përbrenda muzeut të dedikuar për shënimin e pjesëmarrjes, kontributit dhe sakrificave të grave gjatë rezistencës dhe luftës në Kosovë.