Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kuvendi miraton raportin vjetor 2020 të Autoritetit Kosovar të Konkurencës

Me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurencës.

Ky raport fillimisht është shqyrtuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere si dhe në atë të Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

Ndërsa, raporti vjetor 2020 i Agjencisë Kosovare të Privatizimit nuk është miratuar dhe gjithashtu Kuvendi i Kosovës sot ka shkarkuar nga detyra Bordin e AKP-së.

Nuk kalon raporti vjetor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020