Seanca e Kuvendit të Kosovës, 4 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Kuvendi miraton Projektligjin për tregti me jashtë

Kuvendi i Kosovës me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar Projektligjin për tregti me jashtë.

Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, tha që ky Projektligj synon zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve, rregullimin e eksportit dhe importit, tranzitin e mallrave dhe tregtinë me shërbime në përputhje me legjislacionin.

“Ligji hap rrugën për tregtarët me veprimtarinë e tyre të ligjshme për të mundësuar mallra dhe shërbime cilësore për qytetarët. Ligji thjeshton procedurat administrative për lejet dhe vlerësimin e konformitetit, mbron pronësinë industriale dhe siguron mjetet e duhura juridike për operatorët. Ligji mbron produktet vendore” tha Hajdari.