Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kuvendi miraton projektligjin për marrëveshjen e lidhur ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

Me 87 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi projektligjin për ratifikimin e Amandamentit të Marrëveshjes me Qeverinë e Republikës së Kosovës me Qeverinë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar.

Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se ky projektligj ka të bëjë me marrëveshjen financiare ndërkombëtare të kredisë së ndërlidhur me Qeverinë e Hungarisë në vlerë prej 62 milionë euro.

“Kjo kredi është nënshkruar dhe ratifikuar më herët në këtë Kuvend dhe me këtë projektligj krejt çka bëhet është zgjatja e afatit edhe të implementimit por edhe të kthimit të Grejs periudhës për këtë kredi në mënyrë që të mund të implementohet”, ka thënë Murati.