Kuvendi miraton përshpejtimin e procedurës për shqyrtimin e Projektligjit për ndarjet buxhetore

Kuvendi i Kosovës me 65 vota për, 21 kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për përshpëjtimin e procedurave të shqyrtimit të Projektligjit nr 08\L-066 për ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Në momentin e votimin në sallë presentë ishin 87 deputetë.

Propozimi parashihte që shqyrtimi të bëhej me procedurë të përshpejtuar, pra të bëhet shmangia nga afatet procedurale të parapara me Rregulloren e Kuvendit.

Me këtë rast është ngarkuar komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që në pajtim me këtë vendim  të seancës plenare ta shqyrtojnë Pprojektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportin me rekomandime.

Seanca e Kuvendit ka përfunduar ndërsa do të vazhdojë nesër duke filluar nga ora 10:00.