Kuvendi i Kosovës, 24 mars 2022/ Foto: KALLXO.com

Kuvendi miraton në parim projektligjin për anti-doping, diskutohen problemet shëndetësore që mund të kenë sportistët

Më 67 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar në parim Projektligji për për Anti dopingun.

Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka prezantuar projektligjin.

“Projektligji do të rregullojë anti-dopingun në sportin e Kosovës dhe ka tri objektiva, njëra është fuqizimi i integritetit të sistemit sportiv në Kosovë, dy është kujdesi  ndaj shëndetit të sportistëve të vendit tonë, dhe tre është sigurimi i drejtësisë dhe shanseve të barabarta në gara sportive”-ka shpjeguar Ceku.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj ka treguar se çfarë është dopingu.

“Doping është injektimi i premisave të caktuara në trupin dhe se kjo bëhet për të arrit përformanca më të larta të atij trupi, trupi i njeriut nëse merr injektive të caktuara kimike qoftë steroide, qoftë forma që njohën si drogë me ato rritet përformaca përtej aftësive psiqike”-është shprehu Kokaj.

Ai ka thënë se më këtë bëhet një pabarazi e konkurrenteve gjatë dueleve deh bëhet dëmtimi shëndetësor që mund të dërgoj deri tek vdekja.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se ky projektligj është shumë i nevojshëm për Kosovën por sipas tij janë përjashtuar dy konventa.

“Ky ligj duhet të funksionoi dhe agjencinë duhet të funksionoi si një institucion i pavarur politikisht. Në Ligj janë anashkaluar dy konveta të rëndësishme në këtë fushë. Konventa Evropiane anti-doping 1989 dhe Konventa e Kombeve të Bashkuara e vitit 2005. Janë dy bazamente që secili shtet duhet të bazohet”-ka thënë Haxhiu.

Ndërsa deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku ka thënë se fryma konkurruese garuese ka zvogëluar kujdesin karshi shëndetit.

”Substancat e ndaluara nuk përdoren vetëm në sporte konkurruese por edhe në jetën e përditshme për të rrit aftësisë në sport dhe pjesën rekreative përdorin këto lloj substanca të ndaluara”-ka thënë ajo.