Kuvendi miraton Ligjin për turizmin

Me 76 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Turizmin.

Deputeti Ferat Shala në emër të komisionit për Ekonomi e ka prezantuar këtë ligj.

“Komisioni ka rekomanduar të miratohet, ky ligj i lehtëson shumë procedura, bën përmirësimin e sferës të turizmit në shumë sektor dhe ne i rekomandojmë Kuvendit që ta miratoj këtë projektligj”, ka thënë ai.

Ky ligj përcakton parimet, standardet dhe rregullat bazë për zhvillimin dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm në Republikën e Kosovës.

Bazuar në momerandumin shpjegues, përmes këtyre rregullave përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve publike në fushën e turizmit si dhe kriteret e funksionimit, të drejtat dhe përgjegjësitë e agjencive turistike, tour operatoreve dhe subjekteve tjera që veprojnë në fushën e turizmit në Kosovë.

Ky ligj do të rregulloj funksionimin dhe operimin e agjencive turistike, udhërrëfyesve turistik, strukturat akomoduese dhe ofruesit e llojeve tjera të shërbimeve turistike.