Kuvendi i Kosovës/ Foto: KALLXO.com

Kuvendi miratoi vendimin për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë

Vendimi i Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente të energjisë elektrike, ka marrë mbështetjen për miratim të 65 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në lidhje me këtë vendim sot Kuvendi zhvilloi seancë të jashtëzakonshme, ndërkaq Kuvendi po vazhdon me seancën e rregullt ku pritet të shqyrtohen në lexim të dytë tri projektligje.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë në seancën e sotme në Kuvend se këtë vit ka ulje të konsumit të energjisë elektrike për 6% krahasuar me një vit më parë.

Rizvanolli u shpreh se nëse vazhdon rënia e konsumit, kriza e energjisë do të tejkalohet më lehtë.