Kuvendi miratoi vendimin e Qeverisë për të dërguar ushtarë të FSK-së në Ishujt Falkland

Me mbështetjen e 77 deputetëve, votat e të cilëve ishin të gjithat pro, Kuvendi vendosi për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ishujt Falkland.

Kjo pikë u miratua në një seancë të jashtëzakonshme si pikë e vetme e rendit të ditës menjhëerë pas përfundimit të interpelancës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

41 deputetë të deputetet të Kuvendit kishin kërkuar seancë të jashtëzakonshme plenare për të shqyrtuar këtë propozim vendim të Qeverisë.

Misioni i FSK-së do të jetë në mbështetje të paqes në Ishujt Falkland dhe gjatë këtij misioni do t’i nënshtrohet marrëveshjes së nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar Qeveria.

Sipas propozimit të Qeverisë, në këtë mision do të dërgohen deri në shtatë pjesëtarë të FSK-së dhe ky mision mund të zgjasë deri në tre vite me mundësi vazhdimi.

“FSK në këtë mision do të jetë nën komandën e Forcave të Armatosura të shtetit pritës dhe financiarisht mbulohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës”- thuhet në njoftim.

Qeveria këtë vendim e ka marrë dje në mbledhjen e mbajtur në formë elektronike.

Qeveria kërkon nga Kuvendi miratimin e vendimit për të dërguar ushtarë të FSK-së në Ishujt Falkland