Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kuvendi me dy seanca të jashtëzakonshme sot

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot dy seanca të jashtëzakonshme, të njëpasnjëshme.

Njëra prej seancave të jashtëzakonshme do të organizohet për shënim të 7 marsit, ditës së mësuesit. Kjo seancë pritet të fillojë në ora 12:00.

Ndërsa, pas kësaj seanca, Kuvendi do të mblidhet sërish për të debat parlamentar për pabarazinë gjinore të grave në shoqëri.

Kjo seancë është paraparë të fillojë në ora 14:00.