Kuvendi mbyll sesionin pranveror, punimet i vazhdon në vjeshtë

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur sot sesionin pranveror për të vazhduar në vjeshtë.

Në mungesë të kuorumit kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mbylli seancën dhe bëri te ditur se Kuvendi shkon në pushim deri në shtator.

Gjatë seancës së sotme Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për financimin e partive politike, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, Projektligjin për Inspektoratin Sanitar.

Kuvendi po ashtu miratoi në shqyrtim të partë  Projektligjit për të drejtën juridike dhe Projektligjin për të drejtën ndërkombëtare private.

Në mungesë kuorumi Kuvendi nuk e votoi Projektligjin për Qeverinë dhe atë për Noterinë.

Seanca e sotme e Kuvendit është karakterizuar nga përplasje të deputetëve të pozitës me ata të opozitës, akuza e kundërakuza, mungesë kuorumi, por edhe batuta të shumta.