Kuvendi mbyll punimet e sesionit pranveror

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka mbyllur punimet e sesionit pranveror.

“Që prej këtij momenti, Kuvendi shkon në pushim deri kur të kthehemi për sesionin vjeshtor”, ka thënë kyeparalmentari Konjufca.

Gjatë kësaj seance nuk u votuan disa raporte vjetore të institucioneve.

Me një votë për, 56 kundër dhe shtatë abstenime, Kuvendi nuk e miratoi raportin vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) për vitin 2020.

Gjatë kësaj seance, parlamentarët me asnjë votë për, 57 kundër dhe 7 abstenime, nuk e miratuan as raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2020.

Për miratimin raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020, nuk kishte kuorum për ta hedhur në votim.

Me asnjë votë për, 55 kundër dhe shtatë abstenime, Kuvendi nuk e miratoi as raportin vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2020.

Dhe me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi zëvendësimin e deputetes Jasmina Dedic me deputetin Adem Hoxha në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.