Kuvendi mblidhet të enjten për dy seanca

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se seanca e re e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 19 maj në ora 10:00 (e enjte).

Sipas saj, pas përfundimit të seancës së re do të vazhdohet me seancën e papërfunduar me debatin parlamentar për siguri të kërkuar nga AAK javë më parë.

“U vendos që seanca e re të mbahet më 19 maj. Ne këtë mbledhje të kuvendit do të bëhet Miratimi në lexim të dytë i projektligjit për turizmin dhe do të behet shqyrtimi i projektligjit për policinë ushtarake  në FSK dhe shqyrtimi në lexim te parë projektligji për komisionerin parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, tha ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit sot.

Kusari-Lila shtoi se janë dakorduar që në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë të prezantojmë emrat për ekipin për reformat zgjedhore.