Kuvendi mblidhet nesër, shqyrtohen këto pika

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seanca plenare nesër më fillim prej orës 10:00.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në këtë seancë do të jenë 11 pika të rendit të ditës.

Njëra nga pikat është shqyrtimi i dytë i Projekt-rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu pjesë e rendit të ditës është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për financimin e subjekteve politike.

Ky është rendi i plotë i ditës për seancën plenare:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-148 për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III),
  5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-151 për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  6. Shqyrtimi i dytë i  Projekt-rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-135 për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-144 për Shëndetësi,