Kuvendi mblidhet nesër, këto janë temat që do të diskutohen

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër (e enjte) në një seancë të rregullt plenare.

Sipas një njoftimi të legjislativit, seanca do të nisë në ora 10:00.

Në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozimit për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë  nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kurse, rendi i ditës i plotë është si më poshtë:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

3. Propozimi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

4. Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020,

5. Propozimi i Grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.